Haliti-Kurteshit: Rri aty o burrë, aktualisht jam kryeparlamentar këtu

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavil Haliti tha se nuk e ka të qartë a kanë marrë pensione pensionistët e Kosovës gjatë regjimit të Millosheviqit në Kosovë dhe sa janë shpenzuar fondet rezervë që kanë qenë të Kosovës për pensionistët e Kosovës.

Në seancën plenarë ku po diskutohet për pensionet kontributdhënëse, Haliti tha se nuk e di sa a ka para rezervë që janë tërhequr nga Kosova, dhe sa është shuma e parave që Serbia mund t’ia ketë marrë Kosovës.

Nga foltorja e kryeparlamentarit , Haliti foli për këtë çështje, por ndërkohë gjatë fjalimit të tij, i ndërhyri deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismalj Kurteshi.

Megjithatë, Haliti vazhdoi diskutimin e tij.

Ai tha se nëse ka para të Kosovës që i kanë pagu taksapaguesit, punëtorët e Kosovës, nëse ka pas rezerva të tërhequra nga Kosova, atëherë të kthehen në Kosovë.