Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka njoftuar se sot ka dhënë dëshmi në Gjykatën e Apelit në Bruksel lidhur me vrasjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Enver Hadri.
“Bazuar në pyetjet dhe dëshminë e dhënë, besoj se Bozhidar Spasiq, Vesel Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq do të rimarrin dënimin me burgim të përjetshëm”, ka thënë Haliti.
Ai ka thënë se dyshohet se të njëjtit urdhërdhënës që qëndrojnë pas vrasjes së Enver Hadrit, ishin të përfshirë edhe në atentatin e UDB-së ndaj meje në Zvicër në vitin 1990.
Postimi i plotë:







