Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se çdo shtet në botë që ka ligj për zgjedhje, e ka të publikuar në internet, andaj nuk është e nevojshme të vizitohen vende të botës për të parë përvojat e tyre.

Derisa në seancën e sotme të po diskutohet për formimin e komisioni add-hoc për forcimin e procesit zgjedhor, Haliti tha se të gjitha partitë i dinë të metat e ligjit për zgjedhje.

Derisa deputetët nuk merreshin vesh për formimin e komisionit, Haliti pati disa fjali për deputetët.

Ai tha se secili subjekt politik i di të metët e ligjit për zgjedhje, por sipas tij, meqë deputetët kanë dhënë zotimin për formimin e këtij komisioni, atëherë të merren seriozisht me të.

Deputetët e Kuvendit do të vazhdojnë seancën e rregullt pas pauzës, në orën 15:00