Nënkryetari i Kuvendit

Haliti deputetëve dhe kryeministrit: Këqyrni punët e juaja, unë i kam të miat

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti është treguar i rreptë me deputetët e Kuvendit.

Kur atij i kërkohej të hedh në rivotim një mocion procedural, Haliti tha se nuk e pyet askënd çka të bëj.

Madje, ai dëgjohet duke i thënë një deputeti shikoj punët tua.

“Nuk kam çka e veti askënd, as Ramushi s’ka çka përzihet. Qeveria duhet me i respektu procedurat. Qeveria i ka punët e veta, e na tonat. S’jam argat i kërkujt”, ka thënë Haliti.