Sot, kur po shënohet Dita e Evropës, zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se para 72 viteve në Europë u vendosën idetë dhe vlerat për paqe mes popujve.
Tutje ajo ka shkruar se tani kur vlerat europiane po sulmohen nga agresioni rus, duhet t’i vendosim si vlerat si udhërrëfyes për të tashmen e të ardhmen.
Postimi i plotë:
Para 72 viteve, në Europë u vendosën idetë dhe vlerat themelore për paqe dhe unitet mes popujve.
Vlera këto të cilat sot më shumë se kurrë më parë kemi nevojë t’i rikujtojmë e t`i vendosim si udhërrëfyes për të tashmen e të ardhmen.
Tani kur vlerat europiane, po sulmohen në mënyrën më brutale, nga pushteti agresor rus marrin kuptim themelet e ndërtuara, idetë e vizioni i Robert Schumanit dhe mendimtarëve të tjerë.
Urime dita e Europës







