LDK

Halimi: Qeveria që komplikon gjithçka – ua shtoi prindërve brengën për të vrapuar në librari

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se sot në vend që prindërit të kalonin pushimin me fëmijët e tyre, ata po dalin të kërkojnë libra shkollor në shtëpi botuese.

“Mirëpo Qeveria që komplikon gjithçka, ua ka shtuar një brengë më shumë, duke i detyruar të vrapojnë nga një librari në tjetrën, e të presin në radhë të gjata, për librat që shpesh edhe nuk mund t’i gjejnë”.

“Kjo nuk do të ishte temë sikur të kishim një Qeveri të përgjegjshme dhe të dijshme. Tashti në vend se të flisnim për digjitalizim të shkollave e inteligjencë artificiale, sikur krejt bota e zhvilluar, na duhet të përballemi me këto sajesa e harrnime të një Qeverie të paaftë!”, ka thënë Halimi.