Pas iniciativës së deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj për ndërtimin e memorialit kushtuar vëllezërve Bytyqi, ka reaguar edhe Halil Matoshi.
Ai e ka mbështetur iniciativën e Haradinajt që ky memorial të ndërtohet në Prishtinë.
Të kujtojmë se dje shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka nisur iniciativën që tre vëllezërve Bytyqi, pjesëtarë të UÇK-së, të ardhur nga Amerika, t’u ndërtohet një memorial përkujtimor në kryeqytet.
Postimi i plot i Matoshit:
Në 21-vjetorin e vrasjes mizore së vëllezërve Bytyqi, Agronit, Yllit dhe Mehmetit, për me e kujtue sakrificën e tyre të pashembullt për lirinë e Kosovës, dhe me e universalizu thirrjën për drejtësi, i jap mbështetje pa asnjë dilemë idesë së Gjeneral Daut Haradinaj për ngritjen e një obelisku pēr ta në Kryeqytetin e Republikës sonë, Prishtinë. Ekzekutimi i tyre nga shteti serbian pa ua dhënë të drejtën për një gjyq, (siç e njeh koncepti i shtetit modern për të arrestuarit) dëshmon për fashizëm klasik! Me përkulje para flijimit të tyre, pos të kërkuarit drejtësi parreshtur, Atdheu i tyre duhet ta institucionalizojë kujtesën për Heronjtë Bytyçi, që me jetët vetanake dhe të motrave e vëllëzërve për nga armët, e ngritën këtë Atdhe si Feniksi, i bashkohem idesë së deputetit Haradinaj, që Agroni, Ylli e Mehmeti të përjetēsohen në një obelisk kujtesë, si thirrje për drejtësi universale dhe luftë pa hezitim kundër fashizmit, kudo dhe kurdo që shfaqet!







