Halil Kastrati bën që dy familje në Shkup të pajtohen pas 15 vjetësh hasmëri

Hoxha humanist, Halil Kastrati përveç që ndërton shtëpi dhe shëron të sëmurët duke iu mundësuar shkuarjen jashtë vendit, ai tashmë ka filluar të pajtoj edhe familjet në hasmëri.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në Haraqinë të Shkupit.

Pas 15 vjetësh “në gjak”, dy familje ia kanë shtrirë sot dorën e pajtimit njëra-tjetrës, shkruan Ballkani.info.

Postimi i Halil Kastratit:

Qofshi faqebardhe te dy palet

Falenderimi i takon Zotit per kete pajtese pas 15 viteve
Me te vertete u ndjeva shume i gezuar dhe shume i nderuar nga familja Krasniqi per nderin qe ma bene me kete pajtese

Sot e Premte, ne keto minuta te shenjte dhe ne kete dite te bekuar edhe ne kete muaj te dalluar familja e Enver Krasniqit nga Shkupi i fale gjakun familjes se Elham Pajazitit nga Haraqina e Shkupit

Faleminderit Jeton Krivanjeva
Faleminderit Memet Qajani
Faleminderit hoxhe Ramadan Aziri nga Gerçeci
Faleminderit hoxhe Metush Memedi nga Shkupi

Zoti ju shperblefte te gjjthe

O Zot na bene shkaktar te hajrit gjithmone