Hakmarrje e shpejtë ndaj grabitësve, i përplas me veturë teksa ia drejtuan armën çiftit

Një moment dramatik është kapur nga kamerat e sigurisë në Sao Paulo të Brazilit. Dy persona me motor tentuan të grabisnin me armë një çift, por gjithçka dështoi falë një heroi që erdhi në momentin e duhur dhe tregoi guxim të jashtëzakonshëm.

Grabitësit sapo drejtuan armën, ndërsa shoferi i një veture SUV shton shpejtësinë dhe më pas përplas grabitësit me motor duke shpëtuar çiftin.

“Daily Mail” shkruan se drejtuesi i veturës ishte tentuar të grabitej vetëm pak minuta më herët dhe kjo ishte një hakmarrje e shpejtë ndaj tyre.

Policia braziliane vuri në pranga një nga autorët pasi ai u paraqit në spital me një këmbë të thyer, ku pranoi edhe ngjarjen.