Haki Abazi i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është i rrezikshëm për vendin, derisa, ka kërkuar që i njëjti të dorëhiqet.

Abazi ka thënë se Vetëvendosje ka mbi 300 mijë nënshkrime në peticionin ku kërkohen zgjedhje të reja.

“Pazaret për president janë jetëshkurtura sikur se edhe jeta e pazarit për qeverinë Koti. Ky popull dhe ky shtet nuk duron pazare nga njerëzit që as nuk janë te votuar e as nuk kanë fije kredibiliteti”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Postimi i plotë:

Dorëheqja e kësaj qeverie ilegale është e domosdoshme dhe urgjentisht duhet bërë sepse përbën rrezik për interesin nacional dhe shtetror në situatën e krijuar. Ka mëse 300 mijë nënshkrime për zgjedhje të reja dhe qytetarët e kanë shprehur qartë përcaktimin e tyre. Askush nuk mund të ndalë sovranin. Pazaret për president janë jetëshkurtura sikur se edhe jeta e pazarit për qeverinë Koti. Ky popull dhe ky shtet nuk duron pazare nga njerëzit që as nuk janë te votuar e as nuk kanë fije kredibiliteti. #Zgjedhje2020