Haki Abazi: Skender Hyseni një koordinator që nuk vlen për asgjë

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, sot ka zhvilluar një takim me sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, i cili është edhe emisar special amerikan për Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa ka folur për vizitën e Hysenit në SHBA, ish-zv.kryeministri Haki Abazi ka thënë se Hyseni nuk ka asnjë kompetencë dhe vetëm çka e dëmton buxhetin pasi shkon atje me taksa të qytetarëve.

“Skenderi (Hyseni) shkon me taksa të qytetarëve në Amerikë, por nuk ka asnjë kompetencë. Koordinator që nuk vlen për kurrgjë, sepse qytetarët nuk e kanë votuar”, ka deklaruar Abazi në T7, shkruan Reporteri.net.

Ai thotë se me çuarjen e Hysenit në SHBA, pushteti aktual po synon të ndërtojë një skenar tjetër për t’i ikur Brukselit.

Kujtojmë se Hyseni sot bëri të ditur që Palmer e ka konfirmuar se SHBA-të përkrahin dialogun në Bruksel dhe se Amerika do të jetë me Kosovën gjatë gjithë këtij procesi.