Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka reaguar pas publikimit të videos që bëri Presidenti Thaçi ku akuzonte Sveçlën për tentim të zhdukjes së fakteve për laboratorin e drogës së familjares së këshilltares së Haxhiut.
Abazi thotë se Presidenti ka mbetur i vetuar, por sipas tij, qytetarët janë me Kurtin.
“Qeveria dhe qyetarët janë një, në anën tjetër Presidenti ka mbetur i vetmuar dhe i inatosur. E ka humbur torruan!”, ka shkruar Abazi në llogarinë e tij në Facebook.
Ndryshe, ndaj Presidenti ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Sipas saj presidenti po shpif sipas saj për qëllime të pista.
Madje, siç ka thënë ajo, familjarët e saj me shtetësi zvicrane janë duke u konsultuar me avokatë për ta paditur presidentin në Gjykatën e Zvicrës.
Postimi i plotë i Haxhiut:
President shpifës
Dje akuzoi që familja ime ka laborator droge, ndërsa sot, thekson familja politike. Sikur herën e parë po ashtu edhe herën e dytë, ai ka shpifur me qëllime të pista!
Ju njoftoj që lidhur me akuzat e shpifjet e tij, familjarët e mi me shtetësi zvicrane janë duke u konsultuar me avokatë për ta paditur Hashim Thaçin, në Gjykatën e Zvicrës.
Në anën tjetër policia DUHET ta demantojë Hashim Thaçin sepse ata i kanë informacionet e sakta.
Le të dalin e të flasin publikisht!







