Zëvëndëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, duke komentuar deklaratat e deputetit të LDK-së, Kujtim Shala në Pressing, ka thënë se askush s’mund t’i besojë atij që ka votuar Zajednicën e Thaçin për president.
Ky është postimi i plotë i tij:
Nuk mund të besojë askush Shalës që ka votuar zajednicën, ka votuar Thaçin për president dhe ka mbështetur demarkacionin me Malin e Zi përkundër kundërshtimit nga banorët që janë votues të Shalës. (Pa asnjë debat publik/ demokratik).
Përjashtimi I njeriut më të votuar të LDK nga procesi qoftë edhe konsultativ është akt autokratik dhe aspak demokratik.
Pyetja e fundit për sonte ështe nëse i kujtohet Kujtimit deklarate e ambsadorit Robert Gillbard?







