Haki Abazi mundohet ta mbrojë vendimin për votat serbe, bombardohet nga komentuesit

Haki Abazi nga Vetëvendosje, ka reaguar pas vendimit të PZAP-së për votat nga Serbia.

Abazi ka shkruar në Facebook se Albin Kurti është konfirmuar se është kryeministri e se LVV ka dalë e para me 32 deputetë, e se pas VV-së, ka dalë VV.

“LVV është e para në listën e subjekteve më të votuar nga qytetari me 32 kuvendarë dhe LDK është e dyta e cila është votuar poashtu për premtimin e ndryshimit të madh dhe përjashtimit të hajnisë dhe korrupcionit nga sistemi shtetëror qeverisës. Ky është verdikti i 6 Tetorit 2019”, shtoi ai.

Sipas Abazit, këto zgjedhje ishin pastrim higjenik i spektrit politik.

“Në fakt, këto zgjedhje ishin pastrimi higjenik i spektrit politik, njollat e mbetura pastrohen herën tjetër sepse kanë që të thella dhe të moçme e nuk hiqen krejtësisht e plotësisht me pastrimin e pare”, shton ai.

Abazi tutje ka thënë se defektet e mundshme të sistemit electoral nuk mund të rregullohen duke dëmtuar verdiktin e sovranit.

“Defektet e mundeshme të sistemit elektoral nuk munden të rregullohen duke e dëmtuar dhe deformuar verdiktin e sovranit pukërisht nga ata që kanë përdorur këtë sistem për ta mbajtur peng vendin. Sistemi elektoral duhet të minimizojë hapsirën për intervenim nga dora e njeriut por duke e bërë sistemin sa më të pavarur dhe automatik dhe jo duke bërë deformin dhe inxhiniering të rezultateve”, shtoi ai.

Por, ky postim i Haki Abazit nuk është pritur mirë nga komentuesit në rrjetin social Facebook.

Ata e kanë akuzuar Abazin se po mbron votat e ardhura nga Serbia

“Per 3 ulse ne ne kuvend ju i sakrifikoni 42076 vota shqiptare.
Per mos frigoni 10 deputet serb i keni te pa prekur edhe pa ato 3100 vota”, kanw qenw disa nga komentet, transmeton Ballkani.info.

loading…