Zyrtarit të lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazit, nuk po i bëhet vonë për gjendjen e renduar nga koronavirus, ai përkundër rasteve të shumta te të infektuarve dhe viktimave, ka kërkuar që në Kosovë të ketë zgjedhje.
Abazi ka shkruar se Kosovës nuk i duhet gjendja e jashtëzakonshme, por që të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ndërsa ka harruar se Kosova po përballet me një gjendje mjaftë të rënduar nga koronavirusi.
“Kosovës nuk i duhet gjendje e jashtëzakonshme por zgjedhje të jashtëzakonshme” ka shkruar Abazi në Facebook. /Ballkani.info/
Postimi i plotë:
Kosovës nuk i duhet gjendje e jashtëzakonshme por zgjedhje të jashtëzakonshme.
Besimi i qytetarëve dhe padituria qëllimkeqe nuk kompensohen me gjendje të jashtëzakonshme.







