Haki Abazi i gatshëm t’ia falë Dardan Molliqajt, por e ka një kusht

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes Haki Abazi është shprehur i gatshëm t’ia falë atë që ndodhi mbrëmë ndërmjet tij dhe Dardan Molliqajt, pas debatit, në Emisionin Presssing, nëse ky i fundit do të shprehte një kërkim falje publike. Komentet Abazi i bëri në ‘RADIO 1’, me ç’rast Molliqaj nuk ishte i qasshëm për këtë medium, sikur edhe për policinë që nga nata e shkuar kur ndodhi incidenti që u raportua.

Pasi ka shpjeguar edhe njëherë kronoligjinë e ngjarjes, i pyetur nga ‘RADIO 1’ se a do ishte i gatshëm që do gjë që ndodhi mbrëmë t’ia falte Dardan Molliqajt, Abazi u shprehë se po.

“Unë nuk kam hyë në politkikë për të bërë konfrontime e as për tu marrë me raste të tilla dhe për tu marrë me çështje të cilat mund të jenë të nisura prej motiveve që ai ose kushdo tjetër mund ti dijë. Natyrisht që falja është akt edhe njerëzor edhe intelektual. Nuk kam asgjë personale me z.Molliqaj, mendoj që nuk na bënë nderë as neve, as popullit, as vendit konfrontimi fizik. Mendoj që edhe përballja në debate duhet të ndodhë në nivelin profesional e jo me goditje personale dhe tentim për njollosje të personalitetit.”-tha Abazi.

Përderisa Abazi i VV-së tha se ka gatishmëri t’ia falë këtë akt Molliqajt të PSD-së, njejt nuk shprehu gatishmëri edhe për t’u ballafaquar në të ardhmen në debat me të.

“Jo, dhe jo sepse unë nuk mendoj që populli ynë, qytetarët tonë, votuesit meritojnë çfarëdo lloj stërkeqje të debatit. Nuk mendoj që në asnjë formë unë duhet të ballafaqohem një debat të tillë në të ardhmen.”

Policia ka marrë në pyetje Haki Abazin mbrëmë përderisa sipas Abazit, Dardan Molliqajn, nuk ka pasur mundësi ta intervistojë ende.

loading…