Haki Abazi i dërgon “selam” Arben Gashit, ia publikon një status të Kosnett-it dhe Heldt-it

Haki Abazi ka publikuar një status të Kosnett-it dhe Heldt-it, ku ku ata e duartrokitën qeverinë e Kosovës për punën e tyre gjatë këtyre ditëve.

Kosnett kishte thënë se i duartroket profesionistët mjekësorë të Kosovës, nga Ministri i Shëndetësisë e deri tek punonjësit e shëndetit, që po përkujdesen për ata në nevojë.

Ndërsa, Heldt tha që është shenjë e mirë që veprimet serioze të qeverisë po e tregojnë vlerën e tij.

“Urime qeverisë së Kosovës dhe të gjithëve ata që janë të përfshirë në trajtimin e COVID-19, Vazhdoni punën e mirë dhe jini të sigurt”.