Haki Abazi e quan naiv e infantil Skënder Hysenin: Ka shpenzuar paranë publike për të shkuar në Amerikë

Ish-zëvendëskryeministri dhe tani zyrtari i thjeshtë i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kritikuar ashpër koordinatorin shtetëror për dialogun me Serbinë, Skënder Hysenin, për shkuarjen në Amerikë.

Ai e ka quajtur infantile dhe naiv në diplomaci, e madhe edhe të korruptuar që, sipas tij, ka shpenzuar paranë publike për të shkuar në Amerikë pa legjitimitet.

“Duhesh me qenë infantil në politikë, naiv në diplomaci dhe i korruptuar që të shpenzosh paranë publike që të shkosh në Amerikë pa legjitimitet dhe të bësh telefonata me zyrtarët”, ka thënë Abazi.

Ndërkohë, Skënder Hyseni e ka vlerësuar vizitën e tij në Amerikë, pasi ka thënë se është takuar me Mattheë Palmer, të dërguarin e SHBA për Ballkanin Perëndimor.

Sidoqoftë, dialogu me Serbinë është thënë se do të vazhdohet së shpejti dhe, sipas koordinatorit Hyseni, do të bëhet me “aminin” e Amerikës”.

Ndryshe, Haki Abazi që sot akuzoi për mungesë legjitimiteti, është kapur nga Facebook se ka shpërndarë lajme të rrejshme lidhur disa protesta.