Analisti politik, Haki Abazi ka shkruar në Facebook rreth koalicionit LVV-LDK dhe se kush duhet të jetë Kryeministër. Sipas Abazit koalicioni qeverisës LVV-LDK me kryeministër Albin Kurtin është garancion për ndryshimin e madh në Kosovë.“Koalicioni qeverisës LVV-LDK, me kryeministër Albin Kurtin është garancion për pastrimin e Kosovës dhe ndërtimin e standardit të qeverisjes dhe zhvillimit, pa korrupcion dhe pa nepotizëm”,ka shkruar Abazi.
Ai ka thënë se Vjosa Osmani ende nuk ka fuqi vendimmarrëse në LDK.
Tutje ai ka shtuar se koalicioni LVV-LDK me kryeministër Albin Kurtin nuk e duan vetëm kriminelët dhe kapësit e shtetit.
“Koalicionin me LVV dhe me kryeministër Albin Kurtin nuk e duan vetem kapësit e shtetit, të korruptuarit dhe kriminelët, atyre qe LVV kurrë nuk ju ka zgjatur as dorën as jetën. Dhe kurrë nuk ka votuar për ta”, ka shkruar Abazi.






