Një shtetas i huaj është zënë në flagrancë duke kryer vjedhje në një qendër tregtare në Veternik.

Në njoftimin e policisë thuhet se është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i huaj.

“VJEDHJE/Veternik, Prishtinë, 17.07.2022 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i huaj,  pasi i njëjti është zënë në flagrancë duke kryer një vjedhje në një qendër tregtare.

Sipas policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.