Një vjedhje ka ndodhur gjatë orëve të mëngjesit të sotëm në një argjendari në Shtime.
Mësohet se hajnat vodhën kasafortën e këtij biznesi, i cili, siç mëson Indeksonline, kap shifrën e mbi 30 mijë eurove.
Policia e Kosovës, rajoni i Ferizajt, ka konfirmuar rastin.
“Ka ndodhur në orën 7:15 të mëngjesit. Është thyer muri përmbrapa e një argjendarie. Dyshohet se është marrë ari dhe një vlerë me para rreth 20 mijë euro (sipas pronarit). Hetuesit e forenzikës janë në vendin e ngjarjes, duke shikuar kamerat, dhe po merren me rastin për verifikim”, thuhet në sqarimin e PK-së.







