Hajnat s’kanë të ndalur në Kosovë, vjedhin rreth 35 mijë euro

Dukuria e vjedhjeve në Kosovë është në rritje e sipër ku raste të tilla raportohen pothuajse çdo ditë në çdo komunë të Kosovës.

Një rast i tillë ku u vodhën mijëra euro ndodhi dje në fshatin Bukosh të Vushtrrisë rreth orës 18:00.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë tregojnë se persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi ku edhe janë vjedhur rreth 34,600 euro.

Sipas të njëjtave burime, 18 mijë euro u vodhën para të gatshme, ari në vlerë prej 16 mijë euro si dhe tre orë dorë në vlerë 600 euro.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe rasti është duke u hetuar mirëpo ende nuk ka ndonjë të arrestuar.