Persona të paidentifikuar, kanë vjedhur kabllo elektrike në Lipjan, në vlerë 6,000 euro.
Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së kaluar, ata kryen veprën në një objekt i cili është ende në proces ndërtimi. T7 ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë nga vendngjarja.
Hyrja që i përket 32 apartamenteve. mbeti pa sistem të furnizimit me energji. Ndonëse objekti është nën monitorimin e kamerave, hajdutët zgjodhën hapësira më pak të ekspozuara nga vëzhgimi për t’iu shmangur identifikimit.
Njëri nga aksionarët prapa kamerave tha se aktualisht nuk kanë të dyshuar. Sipas tij, ata që kanë kryer aktin e vjedhjes e kanë ditur terrenin.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.







