“Hajnat n’burg, rahmet nuk ka”, Gorani – VV-së: Shumë mirë, urdhëro

Gazetari Dukagjin Gorani ka komentuar debatet e ditës së enjte në Kuvendin e Kosovës. Shumë debate ndodhën në Kuvend, ndërsa për gjuhën e përdorur reaguan edhe organizatat jo-qeveritare.

Shumica e debatit iu kushtua çështjes së humbjes së mostrave të rastit Dehari në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa pati akuza të ndërsjella pozitë-opozitë.

Gorani, duke folur në emisionin Pressing në T7, ka kritikuar pozitën dhe qëndrimet e tyre rreth kësaj teme. Gorani ka cekur deklaratat e VV-së në kohën kur ishin në opozitë.

“Më kujtohet shumë mirë gjuha e tyre. ‘Hajnat n’burg, rahmet nuk ka. Nuk ka me pasë rahmet. Shumë mirë. Urdhëro. Nuk po na pëlqejnë ligjet. Në rregull, ndryshoni ato. Nuk po mundemi m’i ndryshu, por ju e keni shumicën. Nuk po guxojmë. Prej kujt po tuteni?”, tha Gorani.

Tutje, ai shtoi se gjuha e viktimizimit nga pozita tani duhet të përfundojë, pasi që sipas tij, ata e kanë shumicën dhe kanë kohë në qeverisje.