Hajnat hyjnë me sëpatë dhe revole në një market në Ferizaj, vjedhin arkën me 500 euro

Një market në magjistralen Ferizaj-Prishtinë ka qenë cak i hajnave.

Një femër ka raportuar në polici se tre të dyshuar të panjohur njëri me një revole dhe njëri me një sëpatë janë futur në market dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë arkën në të cilën dyshohet se kanë qenë 500 euro dhe një sasi të cigareve vlera e të cilave nuk dihet.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:40.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.