Hajnat e vjedhin një shtëpi në Prizren dhe gjuajnë me armë

Disa persona kanë hyrë me forcë në një shtëpi në fshatin Poslisht të Prizrenit të premten dhe kanë vjedhur para e stoli ari.

Personi që raportoi rastin në Policinë e Kosovës ka thënë se hajnat me të vërejtur atë kanë shtënë me armë zjarri dhe janë larguar me një veturë.

Hajnat nuk janë identifikuar ende.