Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje pak pas mesnatës në Prishtinë.
Atje një burrë ka raportuar se disa persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari, argjendi, para të gatshme dhe dy llaptopë.
“VJEDHJE E RËNDË/Prishtinë 21.08.2022 – 00:40.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç’rast kanë vjedhur stoli ari, argjendi, para të gatshme dhe dy llap top”.
Sipas policisë rasti është nën hetime.







