‘Hajde dalim jashtë’, publikohen pamjet e përleshjes mes Vuçiqit dhe Jeremiqit

Është publikuar videoja nga konfrontimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me politikanë të opozitës, përfshirë kreun e Partisë Popullore Serbe dhe një nga udhëheqësit e opozitës, Vuk Jeremiq. Gjithçka ishte në prag të një përIeshjeje fizike.

Përfaqësuesit e Partisë Popullore Serbe, Vuk Jeremiq, Vladimir Gajiq, Miroslav Aleksiq e Borislav Novakoviq u shfaqën në hollin e presidencës serbe të premten në mëngjes pasi Vuçiqi tha t’i shkonin aty nëse kanë punë me të, duke i akuzuar se po e linçonin.

Në fillim të videos, Jeremiq i thotë Vuçiqit se ai është hajn, tradhtar dhe frikacak, dhe më pas e fton për t’u përIeshur fizikisht.