Hajdari godet TIKA-n turke: Dyshoj se këtu po fshihet diçka tjetër

Arben Hajdari ka dhënë disa arsye pse kundërshton restaurimin e Hamamit në Prishtinë nga ana e TIKA’s turke.

“Dyshoj se këtu po fshihet diçka tjetër”, thotë ai, duke dhënë arsyet ne T7.

“Dy gjëra është mirë me i thënë. E para është përfolur shumë, është diskutu, është konstestu puna e TIKA’s. E kemi rastin e xhamisë së Jashar Pashës, kur është larguar është mbuluar kalldrëmi që quhet ‘arnaut’ pra që është një kalldrëm tipik shqiptar. Ai është mbuluar, sot nuk e kemi aty. Përgjegjësia bie edhe në Ministrinë e Kulturës”, tha Hajdari.

“Pastaj kemi trajtim joiprofesional të mbetjeve të çesmes para Teatrit Kombëtar. Edhe këtu nuk është trajtuar profesionalisht. Është mbuluar me një xham, ai xham është thyer pas një kohe. TIKA është zotu që do ta zëvendësojë por u bën dy vjet e më shumë dhe prapë mbetet problem”, shpjegoi ai.

“Ka pasur edhe probleme të tjera, të themi me heqjen e fotografisë së Skenderbeut në shkollën “Elena Gjika”, theksoi Hajdari.

“Tjetra thuhet se Komuna e Prishtinës do t’i derdh mjetet në xhirollogarinë e TIKA’s. Për mua është pak e habitshme kjo. Shto këtu faktin ku TIKA se edhe materialet më të vogla i blen nga Turqia. Me këto paret e Komunës së Prishtinës kah do të shkojnë”, pyet Hajdari.