Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, me numër 28 në listën zgjedhore, ka deklaruar se Prizreni ka shprehur sot qartë mbështetjen e tij për PDK-në dhe për vizionin politik të kësaj partie.

Beqa ka bërë të ditur se gjatë takimeve me qytetarët e Prizrenit, është ndjerë një energji e fuqishme për ndryshim, e shoqëruar me përkrahje të sinqertë dhe të vendosur për PDK-në. Sipas tij, mbështetja e fortë për kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, po shndërrohet në një vizion që po bashkon njerëzit dhe po rikthen shpresën.

“Prizreni sot flet qartë. Qytetarët janë të vendosur dhe të angazhuar për ndryshim,” ka theksuar Beqa.

Në fund, ai ka falënderuar qytetarët e Prizrenit për mikpritjen, besimin dhe përkushtimin e treguar ndaj PDK-së, duke theksuar se kjo mbështetje mbetet e palëkundur.