Hajdar Beqa: Nuk e di qysh më mbetën syzat e Muratit në dorë, kur i pash ia dorëzova

Ishte një nga protagonistët në përleshjen e sotme në Kuvendin e Kosovës, por Hajdar Beqa, i cili shihet të jetë pjesë e përplasjeve thotë se “nuk e di se si syzet e tij (të Hekuran Muratit) përfunduan në dorën time” ndonëse shihet në video teksa ia ngre syzet nga fytyra ministrit Murati.

Duke folur në Frontal rreth përplasjes fizike të sotme, e cila nisi nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili shqeu një fotografi e cila ishte vendosur si aksion simbolik dhe demokratik opozitar, si dhe si ushtruesi i parë i sulmit fizik që çoi në përleshje të mëtejme, Beqa teksa flet për përleshjen që pasoi tha se “Unë e kam parë Hekuran Muratin duke sulmuar deputetët tanë, dhe nuk e di se si syzet e tij kanë përfunduar në dorën time, kur i kam parë syzet vetëm ia kam dorëzuar syzet atij”.

“Unë dhe deputetët e PDK-së ishim të interesuar të shmangim këtë situatë dhe këtë tension. Shihet në kamera që ata i sulmojnë së pari deputetët tanë. Keni parë reagimin e Bislimit kur deputetja Musliu e vendosi foton te karrigia e Kurtit. Hedhja e ujit nga ana e Lushtakut nuk ishte sulm. Situata ka qenë e pakëndshme”, tha ai.