Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka vazhduar takimet me simpatizantët e PDK-së.
Këtë radhë Beqa ka zhvilluar takime në Kamenicë.
Nga atje ai tha se me Bedri Hamzën do të ndërtohet një e ardhme më e mirë për Kosovën.
“Takime të përzemerta me miq, anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së në Kamenicë! Frymë unifikimi, bashkimi dhe mobilizimi kudo. Me Bedri Hamzën si Kryeministër, jemi të bindur se po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Së bashku drejt fitores së madhe”, thuhet në njoftimin e Beqës.







