Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Hajdar Beqa, është takuar me një grup të rinjsh.

Përmes një postimi, Beqa tha se të rinjtë janë forca që i japin energji çdo ndryshimi të madh.

“Rinia është forca që i jep energji çdo ndryshimi të madh. Mbështetja e të rinjve na jep besim, motiv dhe përgjegjësi edhe më të madhe për të punuar për një të ardhme më të mirë, me më shumë mundësi, zhvillim dhe perspektivë për Kosovën”, ka shkruar Beqa.

Ai ka shtuar se angazhimi për krijimin e mundësive të reja për të rinjtë do të mbetet një nga prioritetet e tij politike.