Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka bërë të ditur se edhe në zgjedhjet e 7 qershorit do të jetë pjesë e listës për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së.
Përmes një postimi, Beqa njoftoi se në këto zgjedhje do të garojë me numrin 28, numër me të cilin ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve.
Ai theksoi se Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim dhe drejtim të qartë politik e ekonomik, duke vlerësuar se mbështetja për PDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamzën, është mbështetje për një Kosovë më të fortë dhe më zhvillimore.
“Kosova sot ka nevojë më shumë se kurrë për stabilitet, zhvillim dhe një drejtim të qartë politik e ekonomik. Prandaj, besoj se mbështetja masive për PDK-në dhe për Bedri Hamzën si kryeministër është mbështetje për një Kosovë më të fortë, më zhvillimore dhe më dinjitoze për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Beqa.
Në fund të mesazhit të tij, ai falënderoi qytetarët për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme, duke shtuar se bashkë do të vazhdojnë rrugën për “Kosovën që e meritojmë”.







