Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numër 28, Hajdar Beqa, ka deklaruar se qytetarët e Gërqinës dhe të gjitha fshatrave të Hasit janë rreshtuar qartë dhe pa dilema në mbështetje të projektit politik të PDK-së dhe kandidaturës së Bedri Hamzës për kryeministër.

Përmes një postimi publik, Beqa ka theksuar se Hasi po tregon unitet të fuqishëm dhe vendosmëri për ndryshim në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Gërqina, bashkë me të gjitha fshatrat e Hasit, folën qartë dhe pa dilema: PO projektit politik të PDK-së, PO ndryshimit, PO Bedri Hamzës kryeministër,” ka deklaruar Beqa.

Ai ka shtuar se kjo përkrahje është dëshmi e një Hasi të bashkuar, të vendosur dhe të gatshëm për fitoren e madhe, duke shprehur bindjen se 28 dhjetori do të shënojë kthesë të rëndësishme politike për vendin.

Beqa ka falënderuar qytetarët për përkrahjen dhe besimin e treguar, duke riafirmuar përkushtimin e tij dhe të PDK-së për të sjellë zhvillim, stabilitet dhe qeverisje të përgjegjshme për Kosovën.