Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, ka bërë thirrje për pjesëmarrje aktive të qytetarëve në vendimmarrje, duke theksuar se e ardhmja e Kosovës varet nga vendimet që merren sot.

Përmes një mesazhi, Beqa ka deklaruar se qytetarët nuk duhet të qëndrojnë anash në momentet vendimtare për vendin, pasi sipas tij, çdo votë dhe çdo zë ka peshë në ndërtimin e së ardhmes së Kosovës.

“E ardhmja nuk pret. Ajo fillon me vendimin që marrim së bashku. Këtë herë, mos qëndroni anash. Zëri juaj ka peshë dhe askush tjetër nuk mund ta përdorë më mirë se ju vetë”, ka thënë Beqa.

Ai gjithashtu ka theksuar nevojën për më shumë bashkim, qetësi dhe institucione që punojnë me ndershmëri për qytetarët.

“Kosova meriton bashkim, qetësi dhe institucione që punojnë me ndershmëri për njerëzit e saj”, është shprehur kandidati i PDK-së.

Hajdar Beqa në listën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës garon me numrin 28.