Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa ka reaguar pas përfundimit të takimit zgjedhor me veteranët e UÇK-së.
Ish ushtari i UÇK-së përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se veteranër sot kanë qëndruar përkrahë Bedri Hamzës.
“Veteranët e UÇK-së, simbol i sakrificës dhe i krenarisë kombëtare, edhe sot dëshmuan se fryma e bashkimit dhe e përkushtimit mbetet e gjallë. Ashtu si dikur kur luftonin për liri nën emblemen e UÇK-së, sot qëndrojnë të bashkuar rreth Bedri Hamzës. Me zemër të hapur, me mobilizim të pashoq dhe me besim në të drejtën tonë, po ecim përpara drejt fitores!”, ka shkruar ai.
Hajdar Beqa në zgjedhjet parlamentare garon me numrin 31. /Ballkani.info/
Postimi i plotë:







