Komisioneri evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn do ta vizitojë edhe një herë nesër Serbinë.

Ai në Beograd do të takohet me liderët e pushtetit dhe të opozitës dhe do të emërohet për ambasador të Lojërave Rinore Sportive.

Hahn bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren, Ana Bërnabiq, do ta përuroj edhe një projekt në Beograd, transmeton Ballkani.info.

“Në Beograd më 28 dhe 29 mars, komisioneri Hahn do ta përserisë nevojën për dialog ndërpartiak dhe përparimin në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit si mënyrë që Serbia dhe shoqëria serbe të lëviz në rrugën e saj evropiane”, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.

Hahn shkon në Serbi pas vizitës në Bosnje, mirëpo do ta anashkalojë Kosovën. /Ballkani.info/