Aleksandar Sheshel, djali i Vojislav Sheshelit dhe nënkryetar i Partisë Radikale Serbe, konfirmoi se është ngritur aktakuzë kundër Sheshelit dhe katër zyrtarëve të tjerë të SRS, Miljan Damjanoviq, Ljiljana dhe Ognjen Mihajloviq, dhe Miroljub Ignjatoviq.
Aktakuza u ngrit nga Mekanizmi Ndërkombëtar i Mbetur në Hagë, pasardhës i Tribunalit të Hagës, transmeton Ballkani.info.
“Është e vërtetë që është ngritur aktakuzë. Është një aktakuzë e re për mospërfillje të gjykatës, është një akt fiktive që Gjykata e Hagës i ka dhënë vetes të drejtën ta prezantojë si vepër penale dhe kjo do të thotë se çfarëdo që ata konsiderojnë se për mospërfillje të gjykatës ata mund të akuzojnë dikë”, tha Aleksandar Sheshel.
Ai shtoi se kjo aktakuzë është ngritur për shkak se radikalët kanë botuar libra dhe materiale të tjera të shtypura, si dhe materiale video dhe audio “që ekspozojnë mënyrën se si dëshmitarët e prokurorisë në Tribunalin e Hagës janë udhëzuar dhe korruptuar për të dëshmuar kundër Vojisllav Sheshelit në temën e tij kryesore”.
Duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë pritet më pas lidhur me aktakuzën, Aleksandar Sheshel tha se mendon se nuk bëhet fjalë që autoritetet në Serbi të ekstradojnë dikë në Tribunalin e Hagës.
“Në këtë mënyrë, ajo do të renditej në mesin e sundimtarëve më të këqij në Serbi pas 5 tetorit. Unë nuk mendoj se ka ndonjë vullnet brenda partisë dhe koalicionit në pushtet që kjo të ndodhë”, tha ai. /Ballkani.info/







