Hafiz Gagica i përgjigjet Shkëlzen Maliqit: Diaspora ka hisen e saj në atdhe, ju pëlqeu kjo apo jo

Hafiz Gagica, njëri nder themeluesit e LDK-së, si dhe drejtues i kësaj partie në diasporë për një kohë të gjatë, ka reaguar ndaj deklaratave të analistit, Shkëlzen Maliqi i cili mbrëmë tha se “diaspora jonë radikale, nuk jetojnë këtu dhe na shesin mend”.

“Jo shumë kohë më parë mërgata politike akuzohej si irredentiste,nacionaliste, prishëse e bashkim-vëllazërimit, jugosllav etj. Tani e paskemi marr epitetin, radikal. E drejta e shprehjes së mendimit të lirë i kalon të gjitha adutet mendore dhe i kthehet akuzës për pjesën vitale të kombit të tij! Pjesë e cila dje akuzohej nga ata që ia kishin frikën, se po u prishej Jugosllavia, sot akuzohen për ndërhyrje për ndryshimin e imazhit të keq të cilin e krijoj Kosova me korrupsion, krim të organizuar e nepotizëm. Duke filozofuar në vazhdimësi me aq sa e kanë takatin, disa individ, po ndihmojnë që Kosova të mbetet shtet jofunksional”, ka shkruar fillimisht Gagica në reagimin e tij.

Më pas, ai i është përgjigjur drejtpërdrejt Maliqit:

Në vend të reagimit po ja them dy fjalë, filozofit shqiptar:

Të fillosh të gjeneralizosh në krye të një paraqitje publike, flet për pamundësinë e shtjellimit subjektiv të një ,,problemi’’ (në këtë rast diasporës).

z. Maliqi, kam përshtypjen se kohës së fundit secili ka kapërcyer kodin moral dhe ka folur siç ja ka pre mendja apo siç janë apetitet e drejtuesve, shikuesve e së fundi mjerisht bindjeve individuale çfarëdo qofshin ato bindje të ndërtuara mbi kapacitet e secilit dhe mundësisë së rezonimit.

Diaspora është një term i cili emëron miliona bashkëkombës, tuaj e të mit. Nuk është një mjet, nuk është një gjësend të cilin mund ta vendosni apo zhvendosni, në kohë të ndryshme ku dhe si ju pëlqen! Nuk ekzistojnë për qejfin e askujt dhe rruga e tyre ka qenë e dhimbshme ashtu siç vazhdon të jetë edhe tani. Por po harroni faktin se diaspora (shqiptarët që jetojnë jashtë shteteve të tyre) dhe gjeneratat e reja ,, shesin mend’’ Evropës e më larg e pse mos të paraqiten me mendjen e ndritur dhe shkëlqimin e tyre edhe në vendet e origjinës, apo ndoshta kjo ju zbeh shkëlqimin yjeve të ndritshëm që shkëlqejnë sot për sot në Kosovë!

Ne jemi një i nderuari zotëri. Brenda e jashtë kufirit, shqiptarë të ndarë të përçarë me fajin e madh nga ne vet, se asgjë e askush nuk na e mbush syrin.

Diaspora ka,, hisen’’ e saj në Atdhe, ju pëlqeu kjo apo jo! Ka ,,hisen’’ të flas të shet mend, të ndjejë dashurinë e vendit të saj të cilit i kthehet gjithnjë me dashuri.

Diaspora si e tillë lexohet e kuptohet vetëm në Atdheun e tyre. Jashtë kufijve ajo është minoriteti shqiptarë i cili ka përparuar aq shumë dhe gjendet kudo në sferat shoqërore të shteteve evropiane e gjer në Australi.

Të rinj e të reja të shkolluar të cilët vërtetë po e lexuan këtë prononcim tuajin do e konsiderojnë si shumë dashakeq.

Mërgata patriotike shqiptare në vazhdimësi gjatë gjithë historisë sonë ka kontribuar për çështjen shqiptare në përgjithësi dhe për lirinë e pavarësinë e Kosovës në veçanti.

Edhe atëherë kanë qenë të shumtë ata të cilët u ka penguar ky angazhim i patriotëve, aq shumë sa që disa edhe u vranë jashtë vendit për angazhimin e tyre.

Kësaj radhe nuk do e përmend më shumë kontributin e mërgatës me dekada rresht. Atë sakrificë të tyre po ua lë si borxh moral, që ta përmendi vet i nderuar!

Hafiz Gagica

Stuttgart, 14.11.2019

loading…