Habit mjekët, vogëlushi zgjohet nga koma dhe u buzëqeshë prindërve

Ky ishte momenti kur vogëlushi 10 muajsh, Michael, habiti mjekët duke u zgjuar nga koma e tij pesë ditore.

Prindërit Stuart dhe Emma Labuschagne, të cilët i humbën shpresat se djali i tyre do t’i hapte sytë përsëri, u emocionuan shumë kur vogëlushit të tyre më në fund i erdhi vetëdija dhe u zgjua duke iu buzëqeshur.

Disa kabllo dhe tuba vazhdojnë të mbesin të lidhur për trupin e vogëlushit për shkak të seriozitet të sulmit të tij kardiak – të cilit mjekët besonin se ai nuk do t’i shpëtonte.

Por Michael, që vuan nga një formë e rrallë e tumorit në zemër, ia doli që të zgjohej nga koma, pavarësisht gjithë gjendje së tij të rëndë. Megjithatë, lufta e vogëlushit ende nuk ka marrë fund dhe prindërit e tij po përpiqen ta shpëtojnë vogëlushin përmes një operacioni që mund të kryhet vetëm në SHBA.

loading…