Haaland shpallet “lojtari më i mirë i sezonit” dhe “lojtari i ri më i mirë i sezonit” në Ligën Premier

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland ka fituar dy çmimet kryesore në Ligën Premier për edicionin 2022/23.

Manchester City u shpall kampion i Ligës Premier për sezonin 2022/23 disa xhiro pa përfunduar sezoni i rregullt.

Njëri nga më meritorët për këtë sukses të ekipit të Guardiolas, padyshim se ishte sulmuesi norvegjez Haaland.

Haaland ishte i papërmbajtshëm në sezonin e tij debutues në Ligën Premier, duke thyer rekordin për më shumë gola të shënuar brenda një sezoni.

Kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar këtë sezon, Haaland ka shënuar 36 gola dhe 8 asistime nga 35 ndeshje.

Statistikat e tij kanë bërë që Haaland të vlerësohet nga Federata Angleze, duke u zgjedhur “Lojtari më i mirë” për sezonin 2022/23 në Ligën Premier.

Përveç kësaj, Haaland ka fituar edhe çmimin si “Lojtari i ri më i mirë”, pasi ka vetëm 22 vjet.

Gjatë gjithë historisë vetëm edhe dy lojtarë tjerë i kanë fituar të dy çmimet brenda një sezoni: Cristiano Ronaldo (2006-07) dhe Gareth Bale (2012-13).