Haaland do ta fitoj Ligën e Kampionëve me Cityn, por e pranon se nuk janë të pathyeshëm

Erling Haaland ka fituar trofeun e parë me fanellën e Manchester Cityt, duke u shpallur kampion në Angli.

Sulmuesi norvegjez ka shkëlqyer në të gjitha garat duke realizuar gola pafund dhe duke qenë më meritori për këtë sukses të Cityt.

22-vjeeçari synon që me Cityn të fitoj edhe Kupën FA ku janë në finale si dhe në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit.

Reprezentuesi norvegjez e ka pranuar se nuk janë të pathyshëm, por qëllimi i tyre është të dalin fitues nga finalja e madhe e Stambollit.

 “Ne besojmë te fitimi i Ligës së Kampionëve. Do të bëjmë gjithçka për të realizuar ëndrrën tonë. Ne nuk ndihemi të pathyeshëm, por skuadra ime është e mbushur me lojtarë të rëndësishëm”.

“Pastaj është Pep Guardiola. Për mua është nder të stërvitem prej tij. Ai na i bën gjërat shumë të thjeshta dhe gjithmonë ia dalim të zhvillojmë një futboll të bukur”, deklaroi Haaland.

Haaland ka qenë i jashtëzakonshëm në vitin e tij të parë te Man City, ku në 51 ndeshje zyrtare ka realizuar 52 gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë.

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve zhvillohet më 10 qershor në Stamboll mes Man City dhe Inter me fillim nga ora 21:00.