Një 51 vjeçar gjeti vdekjen në vendin e tij të punës në fshatin Dollc të komunës së Klinës.

I ndjeri Afrim Gashi nga fshati Zajm i Klinës vdiq derisa ishte duke e drejtuar kamionin me gurë i cili ishte rrokullisur.

Ballkani.info mëson se kamioni që drejtonte viktima është i gurëthyesit “Mirusha Company” me pronar Mentor Selimi.

Ky i fundit i kontaktuar nga redaksia jonë nuk deshi të jap detaje në lidhje me vdekjen e punëtorit të tyre në vendin e punës por vetëm tha se “ Jam në të pame, dhe nuk mund të flasë” tha Selimi.

Ballkani.info mëson se pronari i kompanisë “ Mirusha Company” Mentor Selimi është vëllai i Ish jeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sylejman Selimi.