Lajmi i fundit

Guild Eagles s’ka të ndalur, shënon fitoren e radhës

Ekipi kosovar në Conter-Strike 2, Guild Eagles po vazhdon me fitore të njëpasnjëshme.

Djemtë kosovar që tani janë nën organizatën angleze, Guild Eagles shënuan fitoren e parë në turneun CCT Online Finals, ku e mposhtën ekipin nga Australia, Vertex.

Shqiponjat tona triumfuan në “Mirage” me rezultat 13:7, kurse e humbën “Vertigon” 9:13.

E në “Anubis” Guild Eagles u treguan fantastikë duke fituar 13:6.

Në raundin tjetër, GnE do të ketë punë me ekipin gjerman, BIG.