Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka ndezur skenën politike me një publikim që po bën bujë në rrjetet sociale. Në një video të publikuar nga prapaskenat politike nga bashkimi i djeshëm, kreu i LDK-së e ka paraqitur rikthimin e Vjosa Osmani në familjen politike të LDK-së, duke e shoqëruar videon me hitin legjendar të Eminem, “Guess Who’s Back”. (Qëllojani kush është kthyer), shkruan Ballkani.info.

Pamjet, të montuara me atmosferë relaksuese dhe mesazhe simbolike, kanë shpërthyer menjëherë në rrjete sociale, ndërsa kënga ikonike “Guess Who’s Back” u interpretua nga shumëkush si sinjali më i fortë deri më tani për një afrimin të madh politik brenda spektrit opozitar.

Ky publikim po shihet si një lëvizje me peshë të madhe politike nga Abdixhiku, i cili po rikthen figurat më të fuqishme elektorale nën ombrellën e LDK-së. Rikthimi i Osmanit do të ndryshojë ndjeshëm dinamikën politike në vend.