Guardiola shqetësohet për eksodin e lojtarëve pas dënimit nga UEFA

Manchester City dhe trajneri Pep Guardiola janë në panik pas dënimit të madh të shqiptuar nga UEFA.

Klubi anglez përballet me një mungesë dy-vjeçare nga garat elitare evropiane, pasi UEFA mori vendim për një ndalim ndaj tyre për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

Raportet kanë shkuar edhe më tej duke shkruar se City mund të dënohet edhe me heqje pike apo rënie nga kategoria në Ligën Premier.

Këto gjëra kanë frikësuar drejtuesit dhe trajnerin Guardiola për të ardhmen e skuadrës.

Sipas mediumit të njohur ESPN, trajneri i Cityt, Guardiola, është i shqetësuar për të ardhmen e disa prej lojtarëve të tij pas dënimit të klubit.

Spanjolli thuhet se kishte dijeni për ndalesën që do t’ju bëhej dhe tani është në ankth se disa nga yjet e tanishme mund të duan të largohen nga kampionët e ligës.

Vera e këtij viti mund të sjell eksod lojtarësh tek Qytetarët.