Guardiola: Man City do të bjerë nga Premierliga, nëse vazhdon të luajë kështu

Pep Guardiola e ka lartësuar Raheem Sterlingun, por i paralajmëroi lojtarët e tjerë të skuadrës së tij Manchester City se do të bien nga Premierligë, nëse vazhdojnë të luajnë siç luajtën në pjesën e parë kundër Aston Villës.

City fitoi 3:0 falë golave në pjesën e dytë nga Raheem Sterling, David Silva dhe Ilkay Gundogan, por trajneri i gjigantit anglez Guardiola nuk ishte plotësisht i kënaqur.

“Nëse luajmë siç luajtëm në pjesë e dytë, do t’ia dalim, jam i sigurt. Ama nëse luajmë siç luajtëm në pjesën e parë, do të biem nga liga, do të jemi larg kreut të tabelës”, tha Guardiola pas ndeshjes.

“Ne duhet të luajmë 90 minuta, por luajtëm vetëm 45 sosh”, shtoi ai.

“Sterling, për mua, është i pandalshëm për momentin, e tillë është forma e tij”, tha Guardiola për yllin e skuadrës së tij.

loading…