Guardiola iu kërkon lojtarëve të tij të mos fokusohen te rezultatet e Liverpoolit

Liverpooli në xhiron e ardhshme e zhvillon ndeshjen e javës së 24-të para Manchester Cityt dhe me një fitore potenciale mund ta çojë sërish në +7 diferencën me “Citizens”, por Pep Guardiola ka kërkuar nga lojtarët e tij t’i injorojnë këto kalkulime.

City me fitoren e mbrëmshme 3-0 ndaj Wolvesit iu afrua skuadrës së Klopp në 4 pikë, gjersa në ndeshjen e fundit direkte kishin triumfuar 2-1 duke e lënë të hapur garën për Premier Leauge.

“Nuk kam top magjik që ta dijë se kur do të humbin pikë. Iu kam thënë lojtarëve të mos e shikojnë kalendarin e tyre dhe të mos frikësohen. Me përvojën time, kur ndalesh te këto gjëra atëherë fillon t’i humbasësh ndeshjet sepse mungon fokusimi duke menduar për gjëra tjera. Ne duhet ta fitojmë ndeshjen e rradhës me Huddersfieldin, dhe nëse edhe Liverpooli fiton atëherë duhet t’i përgëzojmë lojtarët dhe trajnerin e tyre sepse do ta meritonin”, tha Guardiola.