Guardiola i shqetësuar me lëndimet e shumta

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, thotë se është i shqetësuar me mungesat e shumta në mbrojtje derisa vazhdon kriza e lëndimeve te kampioni i Premierligës.

Rodri është lënduar në Champions League në ndeshjen me Atalantan dhe do të mungojë deri në dhjetor, dhe edhe pse John Stones e zëvendësoi atë, reprezentuesi i Anglisë nuk ka luajtur shumë që nga shkurti.

Kurse, Aymeric Laporte do të jetë jashtë deri më 2020.

Oleksandr Zinchenko është një tjetër lojtar që është dëmtuar, por fatmirësisht është rikthyer Benjamin Mendy në krahun e majtë.

Guardiola nuk beson se City do ta lejojë atë të shpenzojë në janar.

“Kur mendoj pas ndeshjeve të Kombëtareve, Nëntor, Dhjetor, Janar, Shkurt – po jam paksa i shqetësuar sepse në disa pozicione nuk kemi lojtarë të mjaftueshëm”, tha ish trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich.

“Në afatin kalimtar në janar mendoj se s’do të blejmë. Klubi nuk më ka prezantuar lojtarët që mund të na ndihmojnë dhe për këtë mendoj se nuk do të ndodhë”.

“Nevojat tona nuk janë vetëm për gjashtë muaj, por për një kohë më të gjatë dhe lojtarët e rëndësishëm nuk do të shiten. Mendoj se do të kalojmë këtë sezon me gjithë lojtarët që kemi këtu”.

loading…